Policia e Kosovës bënë thirrje për protestë paqësore në veri: Mos bini pre e provokimeve të grupeve kriminale
Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka bërë thirrje që protesta e sotme në Rudarë të jetë paqësorë.
"Duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.", thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës, do të veprojë në baze të ligjit, për të ofruar siguri për qytetarët.
"Angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës".