Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga Serbia përmes INTERPOL-it
Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dënuar në Serbi me 3 vjet e 4 muaj burgim për Korupsion. Të njejtin Serbia po e kërkonte përmes INTERPOLIT.
E plotë:
FAST-i i Policisë së Kosovës arrestoi një person te kërkuar nga INTERPOL-i
Prishtinë, më 30 tetor 2023
Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 30.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim.
Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj burg, lidhur me veprën penale “Korrupsion”.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar.