Policia e arreston një 15 vjeçar për vjedhje të rëndë - NACIONALE

Policia e arreston një 15 vjeçar për vjedhje të rëndë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një të mitru, respektivisht 15 vjeçar, për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njejti është i dyshuar për vjedhjen e një veture, në qytetin e Fushë Kosovës, e se ky arrestim u bë në kuadër të përparësisë që i ka dhënë Policia e Kosovës luftës kundër disa shqetësimeve që janë raportuar kohëve të fundit, e që kanë të bëjnë me veprën penale të vjedhjes.

Sipas të njejtit njoftim, bëhet e ditur se i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, me vendim të Prokurorit për të mitur, në mënyrë që të realizohen fazat e mëtejme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

Prishtinë, 02 shkurt 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve.

Hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës pas marrjes së informatave në rrugë operative, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e mitur;

-P. K. 15 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

pasi që i njëjti dyshohet me arsye për përfshirje në rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit për të mitur, është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

Lajme të ngjashme