Policia arreston “mjekun popullor” i njohur si Bio Mulaku
Është arrestuar Nazmi Mulaku, i njohur në opionin si Bio Mulaku, sot në Vushtrri.
Valon Preteni nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se Mulaku është arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Mashtrimi”.
Sipas Pretenit në këtë rast është arrestuar edhe një person tjetër me inicialet P.I.
“Mund të ju konfirmojme se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – ka bërë të ditur ai.