Policët e ndershëm: Qytetari i ofron mito, policët e refuzojnë - NACIONALE

Policët e ndershëm: Qytetari i ofron mito, policët e refuzojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shumë të parave.

PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i dyshuari që të lirohet, iu ka ofruar mito (shuma me para) zyrtarëve policor.

Pas kësaj i dyshuari është ngarkuar edhe me veprën penale “ofrim i mitos

“Njësiti për Reagim të Shpejtë i Prishtinës dhe zyrtarët e Fushë Kosovës, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shumë të parave. Përveç veprës për të cilën u arrestua, i dyshuari S.Sh, (mashkull), ai ngarkohet edhe për ofrim të mitos.” - thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të ngjashme