Policia bastisë disa shtalla të bagëtive në Zubin Potok, sekuestron tri pushkë dhe qindra fishekë - NACIONALE

Policia bastisë disa shtalla të bagëtive në Zubin Potok, sekuestron tri pushkë dhe qindra fishekë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Polica e Kosovës ka njoftuar se konfiskimin e disa armeve dhe një sasi municioni në veri.

Në raportin 24 orësh është bërë me dije se këto armë janë gjetur në dy shtalla dhe në një vend të pabanuar.

Në raport janë dhënë edhe detaje tjera.

“Zubin Potok 21.06.2026, NN. Është raportuar se në një objekt (shtallë ushqimi për bagëti) janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë zjarri , pesë karikatorë të armës se gjatë me 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe bateri ndriçuese. Lidhur me rastin po kryhet hetime nga ekipet relevante policore”, është thënë në raportin e policisë.

Më pas është treguar edhe për një bastisje tjetër.

“Zubin Potok 21.06.2026, NN. Është raportuar se në një objekt (shtallë ushqimi për bagëti) janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë zjarr, 74 fishekë të kësaj arme, 254 fishekë të armës së gjatë. Lidhur me rastin po kryhet hetime nga ekipet relevante policore”, është thënë në raporti.

Gjithashtu, policia ka treguar edhe për një bastisje të tretë në këtë komunë.

“Zubin Potok 21.06.2026, NN. Është raportuar se në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe janë sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë e kësaj arme, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina që shërbejnë për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut si dhe 2 kg me sfera (thashme) për mbushjen e fishekëve të armës. Lidhur me rastin po kryhet hetime nga ekipet relevante policore”, është thënë në raporti.

Lajme të ngjashme