Plas “bomba” në Hagë: Prokuroria i kallxon emrat e viktimave të dyshuara në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhjetra emra janë publikuar sot nga Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale. Këta emra janë viktimat e dyshuara në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, për të cilat pritet të fillojë gjykimi së shpejti. Nga lista e publikuar, kuptohet se viktimat janë nga disa regjione të Kosovës dhe të komuniteteve të ndryshme, përfshirë shqiptarë, serbë e pjesëtarë të komunitetit rom.
Gazetarët e Nacionales, Mirlind Behluli dhe Arbër Ramadani, në podcastin e sotëm diskutojnë në lidhje me këtë ngjarje të re, e cila po vazhdon të ngjallë reagime edhe në Kosovë.
Çka do të thotë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve publikimi i emrave? Çka u pa në listën e emrave të viktimave, disa prej të cilave qenë të përfshira edhe në rastet e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, të cilët u gjykyan si të pafajshëm nga ana e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi.
Për këto (dhe të tjera gjëra të ngjashme), ju ftojmë të dëgjoni podcastin e dy zotrinjve gazetarë. Dëgjim të këndshëm!