Plaçkitet një vikendicë në Leposaviq, vidhet një pushkë ajrore
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje, që policia e cilëson si të rëndë, e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera.
“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, - thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se janë ndërmarrur të gjitha veprimet, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.
