Plagosja në Klinë: Arrestohen dy persona, prokuroria jep hollësi
Për plagosjen me armë mbrëmë në Klinë – ku katër të lënduar ishin vëllezër – janë arrestuar dy persona, ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Arsyet që çuan deri te përleshja me armë, sipas Nikçit, ende nuk dihen.
“Lidhur me këtë çështje dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës, ku në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Policia e Kosovës ku ka hasur në njërën nga viktimat. Ku më pas në spitalin Rajonal të Pjesë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë duke u trajtuar edhe tre persona të tjerë, ndërkaq përsonat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas një punë operative policore intensive janë lokalizuar dy personat e dyshuar dhe më pas janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga hetuesit në praninë e avokatëve mbrojtës me urdhër të prokurorit të shteti janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi për Ekonomia Online.
“Është fazë shumë e hershme për të folur për dyshimet. Ajo çka është relevante është se dy persona i kemi në procedurë penale dhe njëkohësisht janë duke u trajtuar viktimat dhe ku me pas do të intervistohen, do të intervistohen edhe personat e mundshme të tjerë që mund të kenë informata dhe gjithashtu do të sigurohen provat që do të shërbejnë në procedurë penale”, ka thënë ai.
“Do të thotë mbrëmë rreth orës 22:40 minuta polica është njoftuar se në rrugën Ilir Merkuri në Klinë ka të shtëna me armë zjarri. Policia me kërkesë ju kanë përgjigjur me të arritur në vend të ngjarjes ka takuare një person të lënduar të cilin e ka transferuar për në emergjencë të spitalit rajonal në Pejë. Gjithashtu edhe tre personat të janë dërguar për në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas pak kohë polica ka arritur të identifikoj lokacionin dhe t’i arrestoj dy të dyshuar lidhur me rastin. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Vlen të cekët se arma e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruara nga njësit kompetente. Gjithashtu është konfiskuar nië mjet i mbrehtë”, ka thënë ai.