Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, drejtori i Emergjencës: Gjendja e tyre është stabile - NACIONALE

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, drejtori i Emergjencës: Gjendja e tyre është stabile

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në mbrëmje ka ndodhur një rast i konfliktit në rrugën “Qamil Hoxha”, që ndryshe njihet si “Te Pishat”, ku mbetën të plagosur dy persona.

Për gjendjet e tyre ka folur z. Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente të QKUK-së.

“Janë dy të plagosur por në gjendje stabile. Njëri sipas të gjitha gjasave do të pranohet në Klinikën e Ortopedisë” – deklaroi syla për mediumin Kallxo.com.

Në prononcimin për këtë medium, z. Syla ka treguar se njëri nga plagosurit është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë.

Lajme të ngjashme