Plagoset një person në Prishtinë, trajtohet në QKUK - NACIONALE

Plagoset një person në Prishtinë, trajtohet në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Prishtinë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë, tregohet se vetura ka qenë në lëvizjes derisa është shtënë mbi viktimën, i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

“Prishtinë 22.06.2023 – 04:03. Është raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë viktima mashkull kosovar është plagosur nga të shtënat. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasati është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme