Plagoset një person në Leposaviq
Një person është mbetur i plagosur pas një përleshje me dy persona.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq në orën 04:00 të mëngjesit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti e ka konfirmuar rastin për Gazetën Nacionale.
Nacionale ka tentuar të marrë më shumë informacione nga Hoti, mirëpo i njëjti ka deklaruar se informacionet e tjera do të paraqitën në raportin e policisë nesër në mëngjes.
