Plagoset me armë zjarri një 37-vjeçar në Prishtinë - NACIONALE

Plagoset me armë zjarri një 37-vjeçar në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person i moshës 37-vjeçare është plagosur me armë zjarri në një lokal në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme