Pjetër Shala kërkon anulimin e vendimit për dëmshpërblim prej 208 mijë eurosh ndaj viktimave
Pjetër Shala i kërkoi Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë anulimin e vendimit të Apelit, me të cilin u aprovua urdhri për dëmshpërblim prej 208 mijë eurosh ndaj tetë viktimave, raportoi Betimi për Drejtësi.
Mbrojtja argumenton se Apeli interpretoi gabimisht ligjin, shkelën procedurat dhe cenoi të drejtën e Shalës për gjykim të drejtë dhe prezumim të pafajësisë.
Vendimi për dëmshpërblim ishte marrë në nëntor 2024 dhe konfirmuar nga Apeli në janar 2026.
Shala aktualisht po vuan dënimin me 13 vjet burgim për krime lufte — ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme — të kryera në Fabrikën e Metalit në Kukës në vitin 1999.