Pjesëtarëve të Eulexit iu dorëzohen ilaçet për të arrestuarin Dejan Pantiq - NACIONALE

Pjesëtarëve të Eulexit iu dorëzohen ilaçet për të arrestuarin Dejan Pantiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i organit të përkohshëm në komunën e Leposaviqit, Zoran Todiq, ua ka dërozëuar pjesëtarëve të EULEX-it ilaçet e nevojshme për të arrestuarin Dejan Pantiq që thuhet se vuan nga një sëmundje e zemrës dhe ga tensioni i lartë.

Këto ilaçe duhet të dërgohen në bazën speciale të Kosovës në Jarinje, ku ndodhet aktualisht i arrestuari.

Todiqi iu tha gazetarëve të mbledhurse “kishin dhënë rezultat” presionet nga familja Pantiq dhe shteti serb.

Më herët, edhe djali i Dejan Pantiqit, Predragu, bëri thirrje që babait të tij t’i jepeshin ilaçet derisa ngriti edhe pretendime se ai nuk ishte trajtuar mirë aty ku po mbahet.

Çka tha i biri më herët?

“U bëj thirrje të gjithëve që mund të ndihmojë që t’ia dërgojnë barnat babait tim, të cilat ai nuk i ka marrë prej katër ditësh dhe që i duhen shumë sepse është i sëmurë me zemër, ka probleme me tension dhe se së fundi i është vendosur edhe stenta,” – u shpreh ai përmes një videoje.

Lajme të ngjashme