Pjesa e tretë e përgjimeve: Buzhala paralajmëron se Kusari-Simiq diskutojnë për ushtarin e UÇK-së, Haradinajn e Uran Ismailin
Gazetari Berat Buzhala sot në Nacionale pritet që ta publikojë pjesën e radhës të përgjimeve mes shefes se deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Buzhala përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paralajmëruar disa prej temave që mund të dëgjohen sot në përgjime si ankesa e Kusari-Lilës, për Ramush Haradinajn, te Sllavko Simiq.
Po ashtu, gazetari ka paralajmëruar në këto përgjime, Kusari-Lila dëgjohet duke folur për një ish-ushtar të UÇK-së dhe të plagosur në luftë.
Veç kësaj, përmendet edhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Keto dhe shume te tjera sot. Normalisht qe edhe INTERPRETOJ qysh interpretojne ne mbramje krejt studiot televizive. Asnje montazh, asnje shkeputje prej kontekstit.” – ka shkruar Buzhala.