Pjesa e dytë e përgjimeve e të arrestuarit për spiunazh me BIA-n serbe: Ku je Zemo, mu duke i lodhur kur të pashë
Mediumi “The Geopost” ka publikuar pjesën e dytë të përgjimeve të të arrestuar për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Sërgjan Roshiq, oficer i BIA-s serbe. Qysh në fillim, ky i pari i drejtohet me fjalët “Ku je zemo (bashkëvendas). Biseda lë të nënkuptohet se ata janë takua ditë më parë.
Sipas të të dhënave, ky medium shkruan se ata janë takuar në Nish të Serbisë më 17 maj 2023.
Sipas bisedës, mësohet që Roshiq ka pasur “lidhje profesionale” me një “mik tjetër” të quajtur Bogoljub Janicijeviq, i cili ka qenë shef i të ashtuquajturës “Sekretariat për Punë të Brendshme” në Ferizaj gjatë vitit 1999.
B.Sh: Hello, Zemo (bashëvendas)
S.R: Ku je? Çfarë po bën
B.Sh: Ja ku jam, erdha këtu lart, por nuk kam kredit sërish. E harxhova q*** nënën. Jo që s’e mbusha, por…si je?
S.R : Ja ku jam, s’është keq. Por e kam mbushur numrin e kaluar, por…
B.Sh: Jo, jo…ditën e njëjtë që arrita, e shkatërrova atë numër.
S.R: Po, po.
B.Sh: Jo, jo nuk është e nevojshme…Edhe nëse e rimbushi, Zoti e di çka është situate me këtë numër. Nuk është e nevojshme vëlla. Më mirë të tregoj të vërtetën. Kjo nuk është koha përmes parave. Zemo, a e lexove atë?
S.R: Po, po e lexova.
B.Sh: Për hir të zotit, a e ke pasur më parë apo jo?
S.R: Jo.
B.Sh: Mendova që me siguri ti i ke këto tri (e censoruar) Betohem me jetën time. Për këtë po them
S.R: Jo, jo. Ti ia ke dërguar mikut tënd më të vjetër, por ai nuk ma nisi mua.
B.Sh: Ndoshta nuk ka mundut t’i hap.
S.R: Jo, jo ai e di që…
B.Sh: Ndoshta telefoni…
S.R: Ai më ka kërkuar që t’ia dërgoj përkthimet.
B.Sh: Pra kjo është. Pra, a është gjithçka e qartë për ty.
S.R: Gjithçka është e qartë për mua.
B.Sh: Nuk di si ta shpreh më mirë vetën…Por nuk ka mënyrë më të mire se si njeriu ta shpjegojë këtë më qartë.
S.R: Kjo është.
B.Sh: Sepse ti i përket asaj pune po ashtu, dhe unë mendoj që duhet të kuptosh se si është.
S.R: E kuptoj të gjithën. Natyrisht.
B.Sh: A do të jetë më e qartë te dikush tjetër, rreth kësaj, sipas teje?
S.R: Do të jetë. Natyrisht, natyrisht.
B.Sh: Mendoj që nuk ka mbetur asgjë e dreqit për të komentuar në këtë më.
S.R: Kjo është.
B.Sh: Megjithatë, si je sot? Atë ditë mu duke sikur ishte shumë i lodhur.
S.R: Po. Isha të të them të drejtën. Kam fjetur keq, isha duke vozitur.
B.Sh: Betohem në jetën time. Edhe unë isha i lodhur, por kur të pashë ty, mu duke më i lodhur se unë.
The Second Surveillance of Bedri Shabani – Physical Meeting with the BIA Officer Confirmed
— The Geopost (@theGeopost) June 13, 2024
In the second surveillance brought by "The Geopost," the citizen of Kosovo, Bedri Shabani, who was arrested for espionage, speaks with BIA officer Srdjan Rosic. The conversation confirms… pic.twitter.com/1nOTF8nJjM