Pirja e duhanit në bufet e ministrisë, MBPZhR: Urdhëresa e Pecit vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim - NACIONALE

Pirja e duhanit në bufet e ministrisë, MBPZhR: Urdhëresa e Pecit vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, do të dënohen edhe bufet e në objektin e “Ish-Rilindjes”, ku aktualisht janë të vendosura stafi i disa Ministrive.

Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë bëhet e ditur se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë inspektuar këto bufet, që sipas tyre njëra pjesë është mbyllur ndër sa tjetra pjesë është gjobitur për shkelje të Ligjit për Duhan.

Tutje në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë kanë thënë se urdhëresa e ministrit Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim.

Postimi i plotë:

Duke u bazuar në kërkesën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci për zbatueshmërinë e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka inspektuar bufet të cilat gjenden në objektin e “Ish-Rilindjes”, ku aktualisht janë të vendosura stafi i disa Ministrive. Në inspektimin e bërë para disa ditësh, njëra hapësirë e cila ka shërbyer si bufe është mbyllur sipas paragrafit 1 të nenit 11 të Ligjit Nr. 04/L-156, ndërsa tjetra është gjobitur për shkelje të ligjit më fjalë. Për të gjitha këto veprime janë të njoftuar menaxherët e këtyre bizneseve dhe po ashtu edhe zyrtarët kryesorë administrativ të institucioneve të cilët do të ndërmarrin masa disiplinore ndaj zyrtarëve dhe personave që kanë shkelur ligjin brenda hapësirave të cilat janë nën menaxhim të tyre, sipas paragrafit 1.2 të nenit 11 të këtij ligji. Sipas Ligjit për Kontrollin e Duhanit, masat ndëshkimore për zyrtarët/punonjësit shqiptohen nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Inspektorati i Punës.

Theksojmë, se hapësirat e lartpërmendura janë inspektuar edhe më parë dhe për subjektet janë dërguar fletëparaqitjet për gjykatë.

Urdhëresa e Ministrit Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim. Andaj, edhe AUV do të vazhdoj me inspektimet me frekuencë të shtuar.

Lajme të ngjashme