Pikat kufitare në Bërnjak e Jarinje, ende të mbyllura - NACIONALE

Pikat kufitare në Bërnjak e Jarinje, ende të mbyllura

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Edhe pse bllokadat në rrrugët që çojnë tek pikat kufitare të Bërnjakut dhe Jarinjes, kanë filluar të hiqen, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, këto dy pika vazhdojnë të jenë ende të mbyllura.

Në përditësimin e fundit nga qendra tregohet se ato janë ende të mbyllura, ndërsa jepen detaje për pikat e tjera me Dheun e Bardhë ku pritjet për hyrje janë 5 minuta, ndërsa në Muçibabë pritjet për dalje zgjasin me 20 minuta.

Kujtojmë se, barrikadat e vendosura nga serbët në veri të vendit, nisën të hiqen pas një takimi të zhvilluar mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe serbëve të veriut, që pasoi pas ndryshimit të masës ndaj ish-policit serb Dejan Pantiq, nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Arsyeja e vendosjes së barrikadave në rrugë, ishte pikërisht arrestimi i Pantiq nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme