Pezullohet nga puna zyrtari në SHKK, dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit - NACIONALE

Pezullohet nga puna zyrtari në SHKK, dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka pezulluar nga puna zyrtarin, Sh.G.

SHKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

Detaje të tjera për rastin nuk dihen.

Lajme të ngjashme