Pezullimi i certifikatës së biznesit, pas pak Klan Kosova del me një qëndrim
Drejtori i informacionit të Klan Kosova, Gazmend Syla ka bërë të ditur se pas pak do të dalin me një qëndrim në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kështu ka bërë të ditur vet Syla për Gazetën Nacionale.
“Tash del një qëndrim i Klanit.” – ka thënë ai shkurtimisht.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar licenca “Klan Kosovës”. E gjitha ka nisur pas një kallëzimi penal që MINT ka bërë në Departamentin e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës.
Në njoftimin e Ministrisë, kuptohet se MINT ka ushtruar një kallëzim penal për shkak të dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare të zyrtarëve përgjegjës në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.
