Petrit Selimi: Të hetohet nëse është përdorur AKI-ja për të njollosur mediat e pavarura - NACIONALE

Petrit Selimi: Të hetohet nëse është përdorur AKI-ja për të njollosur mediat e pavarura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pasi Nacionale publikoi procesverbalin e mbledhjes së Bordit të RTK-së. Në atë proces, Gërvalla implikon dy institucione të sigurisë në lajmin e Slobodna Bosnës.

Selimi ka thënë se duhet të hetohet nëse AKI-ja është e përfshirë në njollosjen e mediave të pavarura.

“Kosova duhet të jetë krenare për shërbimet e saj inteligjente dhe policore. Krahasuar me Ballkanin, ata nuk kishin probleme të trashëgimisë dhe kanë treguar se nuk kanë problem korrupsioni. Duhet të hetohen raportet e fundit të mediave që implikojnë përkrahësit e partisë në pushtet duke përdorur AKI-në për të njollosur shtypin e pavarur”, ka shkruar Selimi.

Lajme të ngjashme