Petkoviq: Serbët në veri të Kosovës e respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in
Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë e serbët në veri të Kosovës po e respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in.
Siç raporton “N1” ai ka thënë nuk janë asgjë kundër që ata të jenë në veri të Kosovës, pasiqë sipas tij duhet të jenë atje dhe të mbrojnë popullin serb, mirëpo sipas tij ata nuk janë aty për të hequr barrikadat.
“Ne nuk kemi asgjë kundër që ata të jenë në veri të Kosovës ata duhet të jenë atje dhe të mbrojnë popullin serb. Ata nuk janë aty për të hequr barrikadat dhe deklarata e komandantit të KFOR-it është e mirë se çështja duhet të zgjidhet me dialog, asgjë me dhunë, asgjë si ajo që po kërcënon Albin Kurti”, ka thënë Petkoviq në Pink Tv.
