Petkoviq pretendon se punonjësve të Postës së Serbisë iu është bërë një ndalesë: Lajmërova ShBA-në e BE-në - NACIONALE

Petkoviq pretendon se punonjësve të Postës së Serbisë iu është bërë një ndalesë: Lajmërova ShBA-në e BE-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka pretenduar se Policia e Kosovës ka ndal dy punonjës të Postës Serbe të cilët kanë qenë duke transportuar para nga Thesari në Leposaviq për në Mitrovicë.

Petkoviq ka thënë se parat ishin te dedikuara për financim të rregullt.

Anëtarët e policisë speciale të Kurtit sot ndaluan në postbllokun famëkeq në urën e Bistricës shoferin dhe dy punonjësit e Postës Serbe të cilët rregullisht transportonin para nga Thesari në Leposaviq për në Mitrovicë. Ata kishin së bashku paratë e dedikuara për financim të rregullt. Pagesat janë përcjellë deri në terminalin doganor në jug të Mitrovicës dhe me ta janë edhe përfaqësuesit tanë në terren.” – ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ashtu siç raporton Kosova Online ka thënë se kjo është vazhdimësi e pengesave të vazhdueshme politike të vendosura nga Prishtina.

"Kjo është vazhdimësi e pengesave të vazhdueshme politike dhe administrative që vendos Prishtina, të cilat synojnë t'i vështirësojnë transaksionet e pagesave në veri të Kosovës, edhe pse nuk kanë absolutisht të drejtë ta bëjnë këtë. Serbët kanë çdo ligj, legjitim dhe e drejta ligjore për të shfrytëzuar paratë e tyre dhe kjo nuk vihet në diskutim.” - tha Petkoviq.

Ai ndër të tjera ka njoftuar se për këtë ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë e informova drejtpërdrejt Miroslav Lajçakun, por edhe SHBA-në, për këtë lëvizje të rrezikshme të Prishtinës dhe Kurtit dhe presim aktivitetin e tyre diplomatik për të qetësuar tensionet që po prodhon Prishtina.” - tha Petkoviq.

Lajme të ngjashme