Petkoviq pas takimit me Bislimin: Prishtina s’është gati për kompromis, pres ftesë brenda 10 ditëve - NACIONALE

Petkoviq pas takimit me Bislimin: Prishtina s’është gati për kompromis, pres ftesë brenda 10 ditëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryengociatori i palës serbe në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel ka prezantuar “propozimin e balancuar” për zgjidhjen e çështjes së dinarit.

Pas takimit me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi e emisarin evropian, Miroslav Lajçak, ai pretendoi se Kosova nuk është gati për të bërë kompromis.

“Ne kemi përsëritur propozimin tonë të balancuar, i cili kërkon një zgjidje të balancuar. Kemi një takim tjetër rreth kësaj, të shohim si do të ndodhin gjërat.” – citohet se ka thënë Petkoviq, duke shtuar sipas “Tanjug’, se pret një ftesë për një takim tjetër brenda 10 ditëve.

Ndryshe, ky është takimi i tretë në Bruksel që po mbahet sa i përket çështjet së dinarit. Zëvendëskryeministri Bislimi në anën tjetër, nuk është deklaruar ende para mediave.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore për para të gatshme.

Një prej neneve të rregullores, implikon ndalimin përdorimin e dinarit në Kosovë.

Lajme të ngjashme