Petkoviq: Njerëzit tanë janë lodhur, askush nuk mund të durojë terrorin e Kurtit - NACIONALE

Petkoviq: Njerëzit tanë janë lodhur, askush nuk mund të durojë terrorin e Kurtit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme.

Ai është deklaruar se në 24 orët e fundit, kanë bërë të pamundurën “për të ruajtur paqen dhe stabilitetin” në komunat veriore të Kosovës.

Sipas tij, janë realizuar përpjekjet e tyre pasi shtetet e Quint-it dhe SHBA i bënë presion Albin Kurtit për të shtyrë vendimet për targat dhe dokumentet serbe, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje në Bruksel.

“Po flasim me serbët e Kosovës dhe do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për të mbajtur paqe dhe stabilitet, por njerëzit tanë janë lodhur. Askush nuk mund të durojë terrorin e përditshëm të Albin Kurtit”, është shprehur Petkoviq.

Lajme të ngjashme