Petkoviq mohon se Radojiçiq është i shtrirë në spitalin ushtarak të Beogradit - NACIONALE

Petkoviq mohon se Radojiçiq është i shtrirë në spitalin ushtarak të Beogradit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës "Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe", ka mohuar pretendimet e bëra nga ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, lidhur me vendndodhjen e Millan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Ministri Sveçla kishte deklaruar në Euronews Albania se Radojiçiq, i akuzuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ndodhet në spitalin ushtarak në Beograd.

Megjithatë, Petkoviq theksoi se kjo informacion është i pasaktë dhe se Radoiçiq nuk ndodhet në këtë spital.

“Sveçla gënjeu se Millan Radoiçiq është shtrirë në spitalin ushtarak në Beograd”, ka thënë Petkoviq përmes një deklarate më 27 shtator, transmeton REL.

Sveçla ka publikuar një video të regjistruar me dron, ku Radojiçiq shihet i armatosur në mesin e formacionit që u strehua në manastirin e Banjskës të dielën.

Lajme të ngjashme