Petkoviq: Kur Bislimi s’ka shishe, gjuan me rrena
Cicërimave të Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ku ky i fundit denoncon brohorimat shoviniste të tifozëve ultranacionalistë të klubit “Crvena Zvevda” që thërrasin për “kthim të ushtrisë serbe në Kosovë”, i ka reaguar edhe zyrtari serbe, Petar Petkoviq, i cili shkroi se “kur Bislimi s’ka shishe të ujit, ai gjuan me rrena”.
“Në mungesë të shishes së ujit, Besnik Bislimi gjuan me rrena. Ai është ekspert në këtë, si dhe në provokimeve dhe konflikte. Dhe, Presidenti Vuçiq është ligë e paarritshme për Bislimit”, ka shkruar Petar Petkoviq.
Bislimi ka reaguar sot ndaj thirrjeve fashiste të tifozëve serbë derisa ka konstatuar në mënyrë totalizuese se “gjithçka” në Serbi, prej mediave e deri te shkenca, “përdoret si mjet propagandistik për të nxitur dhunë, terror, tensione dhe luftë”.
У недостатку флашице воде, @BislimiBesnik би да гађа лажима! У томе је експерт, као и у провокацијама и сукобима. А председник @avucic је за Бисљимија недостижна лига! pic.twitter.com/uw9Q6RhMU4
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 27, 2023