Petkoviq akuzon ndërkombëtarët: Bashkëpunuat me Kurtin në okupimin e veriut - NACIONALE

Petkoviq akuzon ndërkombëtarët: Bashkëpunuat me Kurtin në okupimin e veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar për ngjarjet e djeshme të ndodhura në veri të Kosovës.

Petkoviq ka përmendur reagimin e KFOR-it, duke thënë se në vend të “tweet”-eve dhe reagimeve të ashpra të shpjegojnë “popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata”.

Ai tutje ka thënë se pas kësaj ata duhet të ndërmarrin hapa konkretë që “Kurti të heqë pushtuesit e tij nga veriu i Kosovës”.

Prandaj tani i takon përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, në vend të tëeeteve dhe njoftimeve të ashpra, që fillimisht t'i shpjegojnë popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata, e më pas të ndërmarrin masa dhe hapa konkretë që Kurti të tërheqë pushtuesit e tij. nga veriu i Kosovës.” – ka thënë ai.

Ndër të tjera, Petoviq ka akuzuar faktorin ndërkombëtar se është “bashkëpunëtor i Kurtit në okupimin e veriut”, shkruan KoSev.

Çka ndodhi në veri?

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.

Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objekteve komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka bërë që disa zyrtarë të lëndohen.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë." - është thënë në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme