Peshkatarët argjentinas gjejnë mbetjet e një burri të zhdukur në barkun e një peshkaqeni - NACIONALE

Peshkatarët argjentinas gjejnë mbetjet e një burri të zhdukur në barkun e një peshkaqeni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbetjet e një burri, i cili u zhduk këtë muaj në pjesën jugore të Argjentinës, duket se janë gjetur në barkun e një peshkaqeni të kapur nga peshkatarët lokalë.

Familja e 32-vjeçarit Diego Barria i njohu mbetjet e tij përmes një tatuazhi që ishte i dukshëm, u tha medieve lokale Daniela Millatruz, zyrtare e sundimit të ligjit, e cila ishte e ngarkuar me operacionin e kërkimit të këtij personi. Barria ishte parë për herë të fundit afër bregdetit të provincës jugore, Chubut, duke drejtuar një automjet për terren të vështirë më 18 shkurt.

Automjeti i dëmtuar u gjet më 20 shkurt në një plazh, por nuk kishte shenja të burrit dhe autoritetet kishin nisur një operacion t ëkërkimit në përpjekje për ta gjetur babanë e tre fëmijëve, raporton agjencia“Associated Press”.

Të dielën në mëngjes, dy peshkatarë shkuan te roja bregdetare për të raportuar se kishin zënë tre peshkaqenë afër vendit ku ishte gjetur automjeti i burrit të zhdukur dhe “kur po i pastronin peshkaqenët, ata gjetën mbetje njeriu në njërin pre tyre”- tha zyrtarja Millatruz. Anëtarët e familjes së tij i njohën mbetjet “përmes një tatuazhi që u duk në njërën prej mbetjeve”- shtoi ajo.

“Ne supozojmë se Diego kishte një aksident dhe po hetojmë nëse i përfshirë ishte një automjet”- tha hetuesja.

Mbetjet do t’i nënshtrohen edhe testit të ADN-së për të vërtetuar zyrtarisht se ato i përkisnin Barria-s, tha Cristina Ansaldo, komandant i policisë lokale në qytetin Comodoro Rivadavia.

Ai shtoi se peshkaqeni, në barkun e të cilit janë gjetur mbetjet e njeriut, ishte i gjatë rreth një metër e gjysmë.

Hipoteza më e mundshme, në të cilën janë duke punuar tash për tash hetuesit, është që Barria “kishte një aksident dhe ishte tërhequr”- tha Ansaldo, duke theksuar se në fundjavën kur burri u zhduk, në bregdet kishte baticë të madhe.

Lajme të ngjashme