Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, tri raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe dy raste në rajonin e Pejës.

Më poshtë gjeni raportin e plotë të policisë për këto raste:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 12.12.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 12.12.2023-19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari kosovar e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan,12.12.2023-18:00. Lidhur me rastin e lartcekur në stacion të policisë është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me viktimën kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, është inicuar rasti në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 12.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, me ç’rast edhe ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

Pejë,12.12.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme