Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë brenda 24 orëve.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Gjilan, një në Prizren dhe një në Suharekë.

Njoftimet e Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

DRP Prishtinë 05.08.2023 – Ne dy raste te ndara dy viktima femra kosovare kane raportuar se janë sulmuar nga te dyshuarit meshkuj kosovarë. Te dyshuarit me vendim te prokurorit jane derguar ne mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 05.08.2023 – 01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht vikimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Prizren 05.08.2023 – 20:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Suharekë 05.08.2023 – 20:53. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme