Pesë persona të lënduar nga një vetaksident në rrugën Viti-Pozheran - NACIONALE

Pesë persona të lënduar nga një vetaksident në rrugën Viti-Pozheran

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë persona janë lenduar nga një vetaksident që ka ndodhur në rrugën Pozheran - Viti.

Zedhenesi i Policise së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se të lënduarit janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Viti.

“Ne rrugën Pozheran-Viti rreth orës 18:10 ka ndodhur një vetë aksident trafiku. Përpos dëmeve materiale në automjet lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe katër pasagjerët të cilat pas trajtimit mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare në Viti janë liruar për në shtëpi.”- ka bërë të ditur Osmani.

Lajme të ngjashme