Përvjetori i Masakrës së Mejës, Kurti me mesazh për zyrtarët serbë - NACIONALE

Përvjetori i Masakrës së Mejës, Kurti me mesazh për zyrtarët serbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në përvjetorin e Masakrës së Mejës, kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar të vrarët, përfshirë 11 nxënës dhe 20 arsimtarë.

“Janë vrarë shqiptarët pa dallim moshe, pa dallim gjinie, pa dallim prejardhje, pa dallim feje. I shihni varret bashkë të myslimanëve dhe katolikëve, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë,”- tha Kurti.

Ndërkohë, gazetari Vullnet Krasniqi, ka realizuar një video me pamje nga nderimi që iu bë viktimave të kësaj masakre, ku morën pjesë kryeministri, kryeparlamentari e stafi ekzekutiv i qeverisë, duke treguar dhe mesazhet e dhëna nga këto figurat e lartpërmendura.

Bashkangjitur gjeni videon me detaje të tjera nga kjo ditë përkujtimore e masakrës së regjimit serb që la të vrarë mbi 370 persona, ku trupat e disa prej tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Lajme të ngjashme