Përurohen shtatoret e Tahir Zemajt e Rrustem Bruçit, Abdixhiku: Lavdi heronjve të Betejës së Loxhës
Sot janë përuruar shtatorët e heronjëve të Kosovës, të colonel Tahir Zemajt e Rrustem Bruçit.
Në lidhje me këtë ka njoftuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se shtatorët e tyre na duhen për të na kujtuar se sa e shtrenjtë ishte liria për çlirim.
“U kthyen në të bronztë. Një çerek shekulli pas Betejës së Loxhës, përuruam shtatoret e heronjve të kombit, ato të Kolonel Tahir Zemajt e Rrustem Bruçit”, ka shkruar Abdixhiku.
“Shtatoret e tyre, të vendosura nga sot në qytetin e Pejës, shërbejnë jo vetëm për t’i nderuar këta heronj; por dhe për të na kujtuar neve të gjallëve dhe gjithë brezave që vijnë, se sa e shtrenjtë dhe sa e shenjtë ishte përpjekja jonë për liri, pavarësi e demokraci”, ka vazhduar ai me tej.
