“Personat”: Fjala e çuditshme që ministria e Haxhiut zgjodhi për t’i përshkruar fillimisht Thaçin e të tjerët në Hagë - NACIONALE

“Personat”: Fjala e çuditshme që ministria e Haxhiut zgjodhi për t’i përshkruar fillimisht Thaçin e të tjerët në Hagë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë, që drejtohet nga ana e Albulena Haxhiut, reagoi dje në lidhje me raportimet që avokati i njohur britanik, Ben Emmerson, dha dorëheqje nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që po mbahet i paraburgosur në Hagë. Më saktë, Ministria e Haxhiut përgenjështroi se Emmerson dha dorëheqje për shkak të pagesave.

Sipas MD-së, këto raprotime janë lajme të pabaza dhe tedencioze. Tutje, kjo ministry ofroi edhe shumën totale të paguar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, gjykimi ndaj të cilëve po vazhdon ende.

“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës përmes këtij reagimi demanton lajmet e pabaza dhe tendencioze që po përhapen rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Për sqarim të opinionit publik, deri më sot, Ministria e Drejtësisë ka paguar një shumë totale prej 26,179,562 eurosh (njëzet e gjashtë milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy euro) për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim. Pretendimet se Ministria nuk po i paguan mjaftueshëm avokatët janë krejtësisht të pavërteta” – ka shkruar MD-ja.

Në fakt, përtej shumës së përgjitshme monetare të ofruar, në reagimin e MD-së në sy ra një term i çuditshëm, të cilin kjo ministri e përdori për të përshkruar fillimisht ish-krerët e UÇK-së. Ministria e Haxhiut zgjodhi termin “personat” për të përshkruar historinë dhe figurën e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në fillim të shkrimit, Ministria e Drejtësisë, Thaçit dhe të tjerëve iu referuar vetëm si persona. Megjithatë, krejt në fund të shkrimit, MD-ja e përdori togfjalëshin "ish-krerët e UÇK-së", sa për ta balancuar përdorimin fillestuar të termit persona.

“Për më tepër, Ministria e Drejtësisë me vëmendje të veçantë përcjell çdo veprim brenda Gjykatës Speciale dhe është e përkushtuar të bëjë punën më të mirë të mundshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ish-krerëve të UÇK-së, duke u siguruar që ata të kenë mbështetje të plotë në çdo hap të këtij procesi” – shkruhet aty.

Ndryshe, dje u njoftua që Emmerson është dorëhequr nga ekipi i mbrojtjes së Veselit.

“Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson. Veseli dhe Emersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor” – thuhet në njoftimin e Speciales.

Sjellim ndër mend që kohë më parë, zyrtarisht u konfirmua se Gregory Kehoe se nuk do të jetë më avokat i Hashim Thaçit në Hagë.

Lajme të ngjashme