Persona të panjohur e plagosin në këmbë një grua në veri të Mitrovicës - NACIONALE

Persona të panjohur e plagosin në këmbë një grua në veri të Mitrovicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se një femër është plagosur nga disa persona të panjohur me armë zjarri në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 15.02.2023, ndërsa është raportuar në polici të premten rreth orës 14:20, në rrugën “Filipa Visnjiqa”.

Policia njofton se e plagosura është shtruar në spitalin në veri të Mitrovicës.

“Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë”, thuhet në raport.

Për rastin është njoftuar prokuroria. I njejti po vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme