Përplasen Murati e Hoti: "Nuk mbahet shteti në “tetik”, "Fjalori i tillë nuk të shkon me mua" - NACIONALE

Përplasen Murati e Hoti: "Nuk mbahet shteti në “tetik”, "Fjalori i tillë nuk të shkon me mua"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është përplasur me ish ministrin e financave e deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti.

Duke debatuar rreth, mos pagesën e mësuesve, e mungesën e investimeve kapitale nga Qeveria KURTI II, ministri përgjegjës për kuletën e shtetit, u arsyetua se qeveritë e kaluara e kanë lënë shtetin në “tetik” duke lënë të nënkuptohet, një situatë sa për të mbijetuar.

E di që në të kaluarën ka qenë praktikë që shteti të mbahen në “tetik”. Qeveritë e kaluara i kanë qitë në 0 edhe rezervat. Qeveria ka para në buxhet, por shteti nuk mbahet në “tetik”. Nuk mbahet në zero.” Ka thënë Murati

Në anën tjetër deputeti Avdulla Hoti, i ka thënë ministrit Murati se një fjalor i tillë, nuk i shkon me të, pasiqë ai vet ka qenë ministër i financave, duke i treguar specifika të punës së përditshme brenda kësaj ministrie.

Hoti e përmendi edhe shifrën prej 800 milionë eurove, për të cilën thotë se është në dispozicion të qeverisë.

“Fjalori i tillë nuk të shkon me mua, num mundesh me mua. Unë e di kam qenë ministër i Financave. Ti, çdo ditë në mengjes i pranon raportet dhe e di saktësisht gjendjen. I ke 800 miliomë euro, po të zhvlersohen paratë.”

Lajme të ngjashme