Përplasen keq Abazi e Kadaj-Bujupi: S’e kam ditë që je gjykatëse e shëndetit mendor - NACIONALE

Përplasen keq Abazi e Kadaj-Bujupi: S’e kam ditë që je gjykatëse e shëndetit mendor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haki Abazi dhe analistja Donika Kadaj Bujupi janë përplasur ashpër për asyet që Abazi ka dhënë për largimin nga VV-ja.

I ftuar në 'Pressing' në T7, Abazi fillimisht ishte shprehur se nuk i pëlqejnë pyetjet që ia bën Kadaj-Bujupi, duke e akuzuar këtë të fundit si “pjesë të pushtetit”.

“Kur nuk kam qenë në pushtet. As në pozitë e as zëvendëskryeministre. Ju jeni një shantazhues pazargji,” – i ishte përgjigjur Kadaj-Bujupi.

Ndërsa Abazi kishte vazhduar duke thënë se nuk pranon të bie në nivelin e saj.

“Sdi qysh e zhvillon njeriu debatin me këtë nivel. Nuk pranoj të bie në këtë niveli. Të falënderoj shumë për pyetje që po i bën.”

Me akuza të tjera ndaj Abazit kishte vazhduar Kadaj-Bujupi…

“Tregomni a ka qenë në qëllimin tuaj dhe të atij grupit të VV-së që të përpjekeni për lobim për spitale private të caktuara dhe aty kanë filluar mosmarrëveshjet mes personave brenda atij grupi,”- ishte drejtur ajo, ndërsa Abazi i kishte thënë se kjo ishte një gënjeshtër.

Më pas analistja ia kishte përmendur Abazit edhe intervistën e daljes nga VV-ja të dhënë në korridorin e Kuvendin të Kosovës.

“Si po mbet ajo puna e asaj videos. Pati fyerje e sharje e akuza. Ku mbeten tash ato fjalë,”- i ka thënë Kadaj-Bujupi, ndërsa Abazi i ishte kthyer se “ishin ofendime personale dhe se donte ta respektonte për femrën që është,”- diçka që analistja sërish nuk e kishte pritur mirë.

“Jam grua, nuk jam femër. Po shihet se në çfarë gjendje jeni,”- kishte thënë ajo, kurse Abazi i ishte përgjigjur duke i thënë:

“Nuk e paskam ditur se je gjykatëse e shëndetit mendor”.

Lajme të ngjashme