Përpjekja e dhjetë: A do të zhbllokohet sot Kuvendi?
Deputetët e Kosovës edhe sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Kjo do të jetë hera e dhjetë që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.
Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:00, nuk dihet nëse VV-ja do të tentojë ta imponoj sërish votimin e fshehtë, apo do të shkohet direkt më votim për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
Edhe një ditë para fillimi partitë politike kanë bërë me dije se nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe Albulena Haxhiu është kandidatja e vetme për kryetare të Kuvendit. Partia e Albin Kurtit po insiston në kandidaturën e Haxhiut, ani pse deputetja e VV-së për gjashtë herë radhazi ka dështuar t`i marrë votat e nevojshme.
Kurse, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë vazhduar të ftojnë partinë e Albin Kurtit që të ndryshojë kandidatët.
PDK-ja dhe AAK-së kanë treguar gatishmëri që të votojnë një deputet tjetër të VV-së, por jo Albulena Haxhiun. Kjo e fundit, sipas tyre është përçarëse dhe nuk është e denjë për ta udhëhequr Kuvendin.
Përpjekja e fundit është ndërprerë pasi propozimi i VV-së për ndryshon të formës së votimit nuk ka kaluar. Në fillim të asaj seance, kryesuesi Avni Dehari, ka kërkuar që të votohet në mënyrë të fshehtë për kryeparlamentarin, me arsyetimin e siç tha ai, zhbllokimit të këtij procesi.
Dehari në seancë ftoi administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme për këtë proces.
Kështu, ai kërkoi nga deputetët që të votojnë me “votime fizike”.
“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënryë të fshehtë për votime fizike. E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme”, kishte thënë ai.
Por, kjo mënyrë e votimit është kundërshtuar nga partitë e deridjeshme opozitare.
Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë deklaruar se ndryshimin i formës së votimit në proces është antikushtetuese.