Përpjekja e 44-të, Koci kërkon nga deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e Agon Zejnullahut
Avokati Arianit Koci ka kërkuar nga deputetët që sot, në përpjekjen e 44-të për konstituimin e Kuvendit, të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e Agon Zejnullahit.
Ai ka bërë me dije se ky do të ishte një gjest njerëzor.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një akt i tillë do të ishte respekt për jetën e humbur.
“Propozoj që deputetët që sot, në mbledhjen e radhës – sado që Kuvendi nuk është konstituar – të mbajnë një minutë heshtje për të riun që vdiq në duart e policisë. Nuk po kërkoj as amnisti, as paragjykim të procedurës. Vetëm një gjest njerëzor. Një akt respekti për jetën e humbur. Le të dëshmojnë deputetët – për herë të parë pas 43 dështimeve – se shteti është me qytetarin. Ndoshta kjo është pika e nisjes - që për të paktën në një moment - të jenë unik”, ka shkruar Koci.