Përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit: VV-së nuk i bëhet vonë, nuk jep asnjë shenjë për kompromis - NACIONALE

Përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit: VV-së nuk i bëhet vonë, nuk jep asnjë shenjë për kompromis

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 34-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kjo pasi partitë politike deri më tani nuk kanë treguar se janë të gatshme të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Zyrtarët e VV-së kanë bërë me dije se edhe në këtë përpjekje do të vazhdohet me skenarin e njëjtë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-së që në mandatin e kaluar kanë qenë opozita nuk e kanë asnjë faj për moskonstituimin e Kuvendit.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasani ka thënë se ish-opozita e ka bërë vetëm një faj.

“Krejt fuqia po mblidhet me thënë që të gjithë kanë faj. Asnjë faj nuk e ka opozita, hiç asnjë. Më ligj e me kushtetutë jo hiç asnjë faj. Nuk po i referohem politikisht kush çka ka propozuar, por nuk ka faj. Unë mendoj opozita ka gabuar që kanë bllokuar në fillim të seancave raportin për certifikim”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, partia e Albin Kurtit duhet të zabtojë vetëm aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

“S`ka çka diskutohet këtu, është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, rregullorja e kuvendit e cila e ka ndërruar mënyrën e ekzekutimin të skenarit për formim të kuvendit, dhe në vend të kryesisë së vjetër e ka bërë kryesuesi më i vjetër në moshë me forcat politike parlamentare dhe kaq. As nuk është deshtë të diskutohet”, është shprehur Hasani.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se VV-ja qëllimisht nuk po vepron si duhet.

Sipas tij, kjo parti po e luan lojën e budallait.

“Partia që e ka shumicën këtu po e luan lojën e budallait. Për këtë situatë nuk ka faj as votuesi e as opozita. Pse duhet të jetë opozita fajtore? Bazu në ligj, kushtetutë e rregullore, opozita nuk e ka asnjë faj”, është shprehur Hasani.

Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja, e cila është mbështetur edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill.

Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.

Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.

VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.

Lajme të ngjashme