Përpjeka e 17-të për konstituimin e Kuvendit: A do të ndryshojnë qëndrim partitë pas takimit me presidenten? - NACIONALE

Përpjeka e 17-të për konstituimin e Kuvendit: A do të ndryshojnë qëndrim partitë pas takimit me presidenten?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 17-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:30, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.

Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.

Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.

Edhe para kësaj seance, partitë politike nuk kanë dhënë ndonjë shenjë se do të lëvizin nga pozicionet e tyre.

Mbledhja e sotme do të jetë e para, pasi partitë politike kanë zhvilluar një takim konsultativ të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.

Ndonëse takimi i të enjtes kishte për qëllim tejkalimin e krizës aktuale politike, pas takimet palët kanë treguar se nuk ka ndodhur ndonjë përparim në tejkalimin e ngërçit politik.

Megjithatë, presidentja Osmani është treguar optimiste.

Pas takimit, ajo ka treguar gatishmëri që liderët politikë t`i takoj edhe në mënyrë individuale.

“Pasojat kryesore i bartë vendi ynë dhe qytetarët, kjo është arsyeja pse në zbatim të kompetencave të presidencës kam ftuar kryesuesit e partive politike dhe bartësit e koaliconeve, dhe pas pak do të takohem me partitë e komuniteteve jo shumicë për të diskutuar rrugën përpara. Më lejoni të sqaroj se ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme, nga java tjetër do t'i takoj liderët e partive edhe individualisht për të vazhduar edhe me formate më pas sipas nevojes. Këto nuk janën kosnultime për krijimin e qeverisë sepse këto i takojnë ekskluzivisht partive politike. Diskutimet e sotme, së paku nga ana ime, kanë qenë të fokusuara në tërësi te çështja e konstituimit të Kuvendit…”, ka thënë ajo.

Ajo shprehu gatishmërinë që dërgojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese, nëse vazhdon zvarritja.

“Diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe konstruktiv, ndoshta për shkak të përvojës së gjatë, kam parë lloj-lloj takimesh, ky nuk ka qenë i tillë. Tymi i bardë del vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit. Disponim minimal e thashë në kontekstin që vullnet ka tek të gjithë liderët për të gjetur zgjidhje, dhe për të dëgjuar edhe ide të reja. Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vimë deri këtu”, ka thënë ajo, duke shtuar se kur mund ta dërgojë lenden në Kushtetuese.

“Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit. Nëse shkon shumë shumë gjatë, liderët duhet të ulen e të pajtohen për zgjedhje, megjithatë për këtë duhet të pajtohen së pari për konstituim të Kuvendi”, është shprehur Osmani.

Lajme të ngjashme