Përparim Rama thotë se nuk është pjesë e LDK-së: Jam partner i ngushtë i partisë - NACIONALE

Përparim Rama thotë se nuk është pjesë e LDK-së: Jam partner i ngushtë i partisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, anise kishte garuar me këtë parti për pozitën që mban tani.

Rama në një intervistë në “Kanal10”, ka thënë se është partner i ngushtë i kësaj partie.

“... normal që kam garu me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jam falenderues edhe normal që jam partner i ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës po nuk jam anëtar i partisë,” – tha Rama.

Tutje, ai është shprehur se që nga fillimi, kjo është vendosur kështu me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

“Ky ka qenë edhe ai diskutimi mes meje edhe Lumirit qysh nga fillimi: ti merru me parti, unë po merrem me kryeqytetin edhe kështu e kemi pasë nga fillimi. Edhe po them, po i kryjmë punët si është më mirë për kryeqytetin pa pasë nevojë për ndonjë intervenim partiak apo ashtu ndasi mes të koalicionit për shkaqe partiake.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme