Përparim Rama i përgjigjet ashpër Muratit: Boll me lojëra, zhbllokoje buxhetin e Prishtinës - NACIONALE

Përparim Rama i përgjigjet ashpër Muratit: Boll me lojëra, zhbllokoje buxhetin e Prishtinës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Hekuran Murati, i është përgjigjur ashpër ministrit në detyrë Hekuran Murati.

Rama i ka kërkuar zhbllokimin e buxhetit.

Postimi:

HEKURAN MURATI, BOLL ME LOJËRA POLITIKE. ZHBLLOKO BUXHETIN E KRYEQYTETIT!

Hekuran, mos rri tu e gjujt përgjegjësinë! Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër!

Çdo status që shkruan në Facebook nuk është kurgjo tjetër veçse një përpjekje e lodhtë për me manipulu narrativën publike dhe me zhvendos fajin.

Ne sot i kemi dërguar Ministrisë së Financave edhe një shkresë tjetër zyrtare, sepse buxheti i Kryeqytetit i përfshirë qartësisht në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025 vazhdon të mos ekzekutohet.

Dhe për këtë, përgjegjësia politike është e JOTJA!

Po flasim për 33 milionë euro të bllokuara, prej tyre 23 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, të cilat mbesin pezull për shkak të vendimmarrjes tënde.

Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë.

Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt e as tënde!

Lajme të ngjashme