“Përndryshe duhet ta shkarkojmë” Kurteshi i VV-së para dy ditëve paralajmëroi shkarkimin e Sveçlës
Zgjedhjet në veri, u shtynë për muajin prill të vitit 2023. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së partive politike, me Presidenten Osmani.
Shtyerjen e zgjedhjeve e kishte paralajmëruar ditë më parë, ambasadori i ShBA-ve, Jeff Hovenier, por në një intervistë që Kurteshi i VV-së e dha para gazetarëve kontestoi se nuk po e citonin në mënyrë të drejtë ambasadorin amerikan Jeff Hovenier. E se nëse Sveçla nuk po e thotë të vërtetën, ai duhet të shkarkohet.
Hovenier tha që nuk kishte kushte për zgjedhje.
Kushteshi megjithatë pretendoi se kushtet mund të krijoheshin ndërkohë, në një moment. Pra, zgjedhjet mund të mbaheshin – dorën në zemër, ambasadori amerikan nuk e thotë në mënyrë eksplicite që ato duhet të shtyhen – pasi të krijoheshin kushtet (dhe sipas tij, kushtet do të krijoheshin).
Kurse në pyetjen se kujt duhet t’i besojnë qytetarët, Kurteshi pati paralajmëruar se padyshim që ministrit Sveçla, përndryshe ai duhet të shkarkohet
“Xhelal Sveçlës,”- u përgjigj z. Kurteshi pa u kujtuar se nuk kishte për çka të vendoseshin Sveçla dhe Hovenieri në peshore, sepse kujtohuni që fillimisht tha se mund të krijohesin kushtet. E, nga ‘mania’ për të thënë fjalë të mëdha, tha: “Përndryshe duhet ta shkarkojmë. Kaq.” Kishte thënë Kurteshi.
“Domethënë ministri Sveçla duhet të shkarkohet, nëse nuk mbahen zgjedhjet?” - pyeti gazetarja.
“Unë nuk thashë duhet të shkarkohet. Nëse ministri Sveçla nuk mund të garantojë, nuk ka informata, atëherë duhet të mendojë dy herë çka po bën. Por unë i besoj ministrit të Punëve të Brendshme. Në momentin që s’i besoj, s’ia qes votën.” – u përgjigj Kurteshi.
Nuk dihet nëse Kurteshi do ta kërkojë shkarkimin e ministrit Sveçla, te Kryeministri Kurti, meqenëse zgjedhjet u shtynë, ashtu siç e paralajmëroi Ambasadori i ShBA-ve.