"Përgatitje për statuset...": Ironia e lodhtë e ministres Haxhiu bashkë me Dejona Mihalin nxit reagime të mëdha
Një fotografi dhe mbishkrim i publikuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në rrjetin social “Instagram”, ka nxitur reagime të mëdha. Analistët e politikës po e shohin si veprim skandaloz të ministres. Çka bëhet fjalë?
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një fotografi bashkë me zëvendësin e saj, Blerim Sallahu, deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi dhe anëtaren me nam të madh të VV-së, Dejona Mihali.
Ajo që mori vëmendje e që po kritikohet ishte mbishkrimi i saj në këtë fotografi.
“Përgatitje për statuset dhe aktivitetet e javës së ardhshme” – ka shkruar Haxhiu.
Ky mbishkrim i saj vjen pasi në këtë takim ishte edhe anëtarja e VV-së, Dejona Mihali, të cilët së fundi Nacionale i publikoi disa fotografi ku ajo ia shkruante statuset deputetes së kësaj partie, Adriana Matoshi.

Por kjo gjë nuk u la pa u kritkuar keq nga analistët dhe kritikët e pushtetit.
Analisti, Ilir Mirena, ka thënë se tash e një mandat, Haxhiu po sillet në rolin e “estradës”.
Bile Mirena beson që edhe këtë mbishkrimi e ia ka shkruar “shefja” Dejona Mihali.
“Nje mandat ne rolin e estrades! Por, edhe kete fjali, shumeeeee spirituoze, kjo e shefja e tyre e Shqipnise jau ka shkru. As kaq nuk dini. Perndryshe, mire ish kane qe n’statuset e radhes ministrja me kallxu najsen per mostrat e Astrit Deharit. Ndoshta, heret.” – ka shkruar Mirena në Facebook.
Po ashtu, edhe gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se për tre personat në foto është “në rregull që të orkestrohen sulme banale”.
“Tre njerez te cilet kane ne dore "sistemin e drejtesise" tallen me veten. Rrjedhimisht tallen me Kosoven. Per te tre eshte ne rregull qe te orkestrohen sulme banale ndaj nje qytetari te Republikes se Kosoves. Ndaj nje gazetari.” – ka shkruar ai.
Tutje, ai ka thënë se personat në foto nuk e kuptojnë që Dejona Mihali po tallet me ta dhe se ushtrimi i ndikimi është vepër penale.
“Une i kuptoj deri diku. Sepse jane te padijshem. Sepse nuk e dine se deputetet jane te lire me ligj dhe kushtetute te shprehen dhe votojne sipas vullnetit te tyre. Sepse ushtrimi i ndikimit eshte veper penale qe vlen edhe ne rastin e deputeteve.Por jane te padijshem. Si te tille edhe duhet ti shohim.”
“Si te tille, ata nuk e kuptojne se nje dite Dejona Mihali do te tallet me ta. Se do te thote: as vete nuk e di se si nje strukture politike ne pushtet e kam drejtuar une. Siç kam dashur. I kam ngreh per hunde.Beni statuse. Akuzoni njerez. Shani e fyeni sa te doni. Por, pranojeni se brenda kesaj fotografije ka njerez te lidhur me fajdegji. Ka njerez te lidhur ne vrases, te cilet masakrojne nje familje teksa festonte vitin e ri.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Ndërkaq, gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se skandalin e publikimit të mesazheve nga Nacionale, tentojnë që të kthejnë në humor, pasi sipas tij, kontrollimi i deputetëve nga një person është skandal.
“O te mjere, kontrollimi i te besuarve te popullit, pra deputetit, nga nje e panjohur, nuk eshte situate per skeq. Keta po tregojne qe e perdhosin krejt sistemin e demokracise reprezentative, e demolojne gjithe strukturen institucionale dhe dalin e qeshin.”
“Kur e ke ministren e drejtesise analfabete funksionale, zevendesin e saj me hall primar heqjen e akuzave per fajde te vllait dhe deputetin qe artikulimin e ka sikur shqipen ta kishte gjuhe te dyte, normalisht qe Dejona behet personi i rendesishem.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Kujtojmë se ditë më parë Nacionale publikoi një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin.
Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”
Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.
“A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.
Ky publikim i Nacionales ka prodhuar reagime të mëdha pasi tregon ndërhyrje në vullnetin e lirë të deputetëve.