Përfundon takimi trepalësh për dinarin në Bruksel - NACIONALE

Përfundon takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi trepalësh i mbajtur në Bruksel në lidhje me çështjen e dinarit.

Radio Evropa e Lirë raporton se para pak minutash, ka përfunduar ky takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ishte thirrur në lidhje me çështjen e dinarit nga emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ndryshe, nga Kosova, pjesëmarrëse në këtë takim ishte Banka Qendrore.

Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend.” – thuhej në një përgigje të BQK-së për Nacionalen.

Zëdhënësja e BE-së për çështje të Politikes së Jashtme dhe Sigurisë, Nabila Masralli, kishte mohuar pretendimet e BQK-së se takimi do të jetë informues.

Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimin e fundit për qarkullimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës. Takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.” – kishte deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme