Zyrtare: Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se ka përfunduar raundi i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Takimi në Ohër ka nisur që nga orët e mëngjesit, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the 🇪🇺 facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch 🎥 live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023
Pas përfundimit të këtij takimi, pritet që së shpejti shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell të dalë me një deklaratë për media.
Ndërkohë, sipas burimeve të Koha.net, takimi gati 12 orësh mes Kurtit dhe Vuçiq ka rezultuar me "një lloj marrëveshje", por nuk janë dhënë detaje.
Kujtojmë se takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, nisën në orën 10:30, ku fillimisht liderët zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë në lidhje me normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.