Përfundon takimi Kurti–Hamza
Ka përfunduar takimi që zgjati mbi një orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka raportuar Ekonomia Online.
Para nisjes së takimit, Kurti konfirmoi se tema kryesore e diskutimit është çështja e presidentit dhe u shpreh i bindur se përpjekjet në këtë drejtim do të përmbyllen me sukses.